INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Australianët pro martesave me të njëtin seks

Australianët pro martesave me të njëtin seks

Publikuar më: 11:06 15-11-2017

Një anketimi në Australi ka treguar se pjesa më e madhe e banorëve i kanë thënë po legalizimit të martesave me të njëjtit seks. 61.6% e australianëve preferojnë lejimin e çifteve të të njëjtit seks për t'u martuar, tha Byroja Kombëtare e Statistikave Australiane. Më shumë se 12.7 milion qytetarë morën pjesë në anketën postare, që zgjati tetë javë. Kryeministri Malcolm Turnbull tha se ky rezultat do të thotë se qeveria e tij do të synonte të ndryshonte ligjin në parlament para Krishtlindjeve.
"Ata votuan po për drejtësi, po për përkushtim, po për dashurinë. Dhe tani na takon këtu në parlamentin e Australisë për të vazhduar me të”, tha Turnbull.
Po vetë Kryeministri Turnbull, është mbështetës i martesës së njëjtë të seksit.

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664