INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ISHP, 1367 raste të konfirmuara me fruth, Vasili: Ministria e Shëndetësisë nuk e ka shpallur epideminë

ISHP, 1367 raste të konfirmuara me fruth, Vasili: Ministria e Shëndetësisë nuk e ka shpallur epideminë

Publikuar më: 11:28 05-02-2019

Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë po raportojnë në Komisionin e Shëndetësisë lidhur me situatën e fruthit në vend dhe masat e marra. Kreu i këtij komisioni, Petrit Vasili tërhoqi vëmendjen nga Ministria e Shëndetësisë dhe faktin që kjo ministri nuk e ka shpallur epideminë, siç kanë ndodhur në vendin fqinj, në Maqedoni.

“Maqedonia në 1 janar, ministri maqedonas i Shëndetësisë, del publikisht dhe thotë; është shpallur epidemia në Shkup. Ministrja jonë e Shëndetësisë nuk e ka bërë këtë”, tha Vasili.
Ndërsa, shefja e Departamentit të SëmundjeveIinfektive në ISHP, Silva Bino, foli për 1367 raste të konfirmuara me fruth dhe për katër viktima nga virusi, një prej tyre në janar të këtij viti. “Numri i shifrave është 1367 raste të konfirmuara dhe gati 2700 raste të dyshuara. Nga këto raste kemi pasur tre vdekje në 2018 dhe 1 vdekje në janar 2019.Grupmosha më e prekur ka qenë grupmosha nën 2 vjeç, pastaj kemi pasur një grupmoshë 16-20 vjeç por shumë më pak e prekur. Rrethi më i prekur është Tirana dhe kryesisht burim infeksioni është Tirana. Përveç Tiranës, rrethet më të prekura kanë qenë Kukësi, Lezha, Durrësi dhe Vlora”, tha ajo.
Një thirrje shkoi për prindërit me fëmijë të vegjël. Përfaqësuesit e ministrisë bënë thirrje që nënat duhet të çojnë për vaksnim foshnjat.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0032680034637451