INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gripi në prag epidemie. Mbyllen institucionet e edukimit dhe arsimit [VIDEO]

Publikuar më: 11:40 03-01-2017

Numri i lartë i të prekurve nga virozat dhe ulja e ndjeshme e temperaturave ka alarmuar institucionet e larta në vend. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka urdhëron mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe  shkollave të arsimit parauniversitar deri në 7 Janar.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik rekomandon disa masat për parandalimin, kufizimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive nga përhapja e virusit të gripit:

Masa të higjenës dhe kontrollit të infeksioneve
 
- Mbulimi i gojës dhe hundës me shami (mundësisht letre) gjatë kollitjes dhe teshtitjes e cila të hidhet menjëherë në koshin e mbeturinave.
 
- Të teshtitet apo kollitet duke përdorur gropëzën e bërrylit si mburojë.
 
- Të mos pështyhet në tokë.
 
- Larja e menjëhershme, dhe sa më shpesh, e duarve me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. ose pastrimi i tyre ato me alkool apo dezinfektantë.
 
- Mënjanimi i prekjes së syve, hundës dhe gojës.
 
- Përdorimi i maskave gjatë kollitjes apo teshtitjes, apo në mjedise të mbyllura ku ka grumbullim masiv të njerëzve për një kohë të gjatë.
 
Masa të distancimit social
 
- Mënjanimi i kontaktit të ngushtë me njerëzit të cilët janë të sëmurë, pra çdo i sëmurë duhet të mbajë distancë nga të tjerët për ti mbrojtur ata.
 
- Qëndrimi në shtëpi për çdo të sëmurë.
 
- Njëkohësisht, në këtë sezon gripi, duhe të përpiqemi të kufizojmë sa më shumë  takimet dhe grumbullimet.
 
 ISHP rekomandon trajtimin simptomatik të gripit sipas rekomandimeve të mjekut.
 
- Të mos neglizhohet asnjë shenjë e gripit por sidomos vështirësia në frymëmarje e cila kërkon oksigjenim dhe kujdes shëndetësor të menjëhershëm so dhe të funksionojë menjehere sistemi i referimit për kujdes spitalor sipas nevojës.
- Gjatë këtij sezoni të gripit përpiquni të menaxhoni stresin, konsumoni sa më shumë lëngje, fruta dhe sidomos ushqime të shëndetëshme dhe përpiquni të jeni fizikisht aktivë

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877