INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-presidenti bëhet “tap”, arrestohet për dehje në publik

Ish-presidenti bëhet “tap”, arrestohet për dehje në publik

Publikuar më: 13:43 20-03-2019

Ish-presidenti i Perusë, Alejandro Toledo është arrestuar në Kaliforni, pasi akuzohet për dehje në publik.

“Ai u lirua nga burgu i qytetit të Redwood të hënën në mëngjes në përputhje me procedurat ligjore të atij vendi, pasi shkelja nuk meritonte një burgim më të gjatë”, tha Ministria peruane e Punëve të Jashtme.

Ish-kreu i shtetit 72 vjeç, i cili është i kërkuar nga autoritetet peruane nën akuzën për korrupsion, u arrestua të dielën në mbrëmje në një restorant në San Mateo, në jug të San Franciskos.

Ai akuzohet se ka marrë 20 milionë dollar rryshfet akuza që i mohon.

Madje ai ka mohuar edhe raportet se ishte i dehur.

Më poshtë fotoja e ish-presidentit:

presidenti_okkk.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033719539642334