INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish e fejuara e Zayn Malik, shtatzënë me futbollistin e Arsenal?! [FOTO]

Ish e fejuara e Zayn Malik, shtatzënë me futbollistin e Arsenal?! [FOTO]

Publikuar më: 13:15 24-02-2017

A vërteton kjo foto gjithçka?

Pak kohë më parë u përfol se çifti u nda, por tashmë duket se janë rikthyer së bashku me arsye shumë të forta! Grupi i vajzave Little Mix fitoi çmimin e saj të parë në Brit Awards mbrëmjen e të mërkurës për këngën më të mirë britanike, por Perrie Edwards duket se ka lajme edhe më të mira se kaq. Ajo po festonte me shumë elegancë dhe shumë provokim ndërkohë që nxirrte këmbët e saj të gjata dhe shumë tërheqëse në fustanin e saj përvëlues përkrah Alex Oxlade-Chamberlain. Një lajm i vërtetë duke marrë parasysh që vetëm pak javë më parë dyshja u nda. Por edhe më bombastike është detaji që në pamje të parë nuk binte shumë në sy. Artistja britanike ka marrë një pozë të vërtetë prej nëne duke mbajtur barkun me dorë në mënyrë simbolike. Kaq ka mjaftuar që të vërshojnë komentet në rrjetet sociale, duke e uruar “nënën e ardhshme”. Për konfirmimin e lajmit, na mbetet vetëm të presim...

perrieal.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040009021759033