INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-banorja e 'BBVK', Juliana Nura, në pritje të ëmbël?!

Ish-banorja e 'BBVK', Juliana Nura, në pritje të ëmbël?!

Publikuar më: 10:59 03-05-2026

Juliana Nura, e njohur për publikun si Xhuli, pritet të bëhet nënë për herë të parë, një lajm që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave rozë. Sipas burimeve të afërta me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova,  Xhuli është në pritje të ëmbël, megjithëse vetë ajo nuk ka reaguar ende publikisht për të konfirmuar lajmin. 

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë zhvillim është fakti se, sipas të njëjtave burime, Juliana pritet të bëhet nënë e binjakëve. Po ashtu, raportohet se shtatzënia është realizuar përmes fertilizim in vitro, një proces i njohur si IVF, për të cilin ajo ka folur hapur edhe më herët në daljet e saj publike.

Lajmi është pritur me shumë entuziazëm dhe komente pozitive në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë shpërndarë urime dhe mesazhe mbështetëse për ish-banoren e formatit të njohur. Edhe në studion e emisionit ku u bë publik lajmi, moderatorët dhe gazetarët e komentuan me tone të ngrohta këtë pritje të re në jetën e saj.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse vetë Xhuli do të zgjedhë ta ndajë këtë moment personal me publikun, duke e konfirmuar zyrtarisht lajmin që tashmë ka nisur të qarkullojë gjerësisht.

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167