INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Interpelanca për Butrintin, deputeti i majtët “kryqëzon” Kumbaron

Interpelanca për Butrintin, deputeti i majtët “kryqëzon” Kumbaron

Publikuar më: 12:36 09-11-2017

“Kur janë bërë konsultimet për ndërtime në parkun e Butrintit dhe kush janë garancitë? Ka rezerva për menaxhimin e parkut? Këto pyetje ka shtruar në parlament Deputeti i PS, Alket Hyseni që ka thirrur në interpelancë Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro për ndërtimin në parkun e Butrintit. Hyseni kërkoi sqarime për ndërtimin në Butrint duke shtuar se duhet një plan i qartë menaxhimi, pasi ka rezerva, edhe për aspektin e elementëve korruptiv.

Ministrja iu përgjigj kështu: "Nuk është i detyrueshëm konsultimi me UNESCO për ndërhyrje të vogla, por vetëm kur bëhet fjalë për ndërhyrje të mëdha. Me subjektin që bëjmë ndëryrje kemi pasur konsultim dy vjet rresht dhe i kanë pranuar te gjitha kushtet tona. Dua të sqaroj që zhvillimi i cfarë do lloj projekti i ri bëhet brenda një plani menaxhimi. Parku i Butrintit nuk është vetëm arkeologjik, por edhe natyror."
Aktualisht punimet në parkun Arkeologjik të Butrintit janë pezulluar.

Article Logic
Execution time: 0.0044560432434082