INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jep dorëheqjen Drejtori i i Parandalimit të Pastrimit të Parave [FOTO]

Jep dorëheqjen Drejtori i i Parandalimit të Pastrimit të Parave [FOTO]

Publikuar më: 16:41 16-02-2017

Alket Hyseni,  Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave dha dorëheqjen në mesditë.
Ai është sulmuar vazhdimisht nga opozita si njeri shumë i afërt i kryeministrit dhe që paragjykonte besueshmërinë e procesit të vettingut.
“Jam i përgjegjshëm se Reforma në drejtësi është një proces i pakthyeshëm, e duke qenë i bindur se është në interesin e të gjithë shqiptarëve  që ky proces të zhvillohet sa më shpejt ndjej se largimi im nga funksioni që kryej do të shërbejë për të eliminuar çdo alibi të të gjithë atyre që frikësohen nga reforma dhe pikësëpari nga vettingu”, shkruan Alket Hyseni në kërkesën paraqitur kryeministrit dhe Ministrit të Financave.
Drejtoria e Pastrimit të parave që drejtohej nga Alket Hyseni, e varur nga ministri i Financave, ka një rol kryesor në hetimin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

letra_lket.jpeg

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168