INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Intervistë/ Njihuni me djemtë e laboratorit të ëmbëlsirave në INTV, 'Sweet Lab'  [FOTO]

Intervistë/ Njihuni me djemtë e laboratorit të ëmbëlsirave në INTV, 'Sweet Lab' [FOTO]

Publikuar më: 18:55 18-09-2018

Pushimet mbaruan, por ky sezon i ri në INTV nis më ëmbël se kurrë me emisionin më të ri ‘Sweet Lab’. Tre djemtë energjikë ju njohin me dy receta të reja ëmbëlsirash, çdo të hënë, ora 17:00. Por cilët janë: Vasili, Iri dhe Visi? Ne realizuam një intervistë me ta ku do të njihni edhe anën tjetër të tyre përtej profesionit. Një ëmbëlsirë në ditë, mban mërzinë larg, ndaj mos harroni të ndiqni 'Sweet Lab'

- Djema , na flisni pak për veten dhe pasionin tuaj..

Vasili: Unë quhem Vasil Terziu, jam 29 vjeç. Kam një përvojë 14 vjeçare në fushën e pastiçerisë. Kam studiuar për 5 vite në Shkollën “Le Monde” në Greqi dhe e kam ushtruar më pas si profesion për gati 9 vite po në Greqi në restorante dhe pastiçeri të ndryshme. Që nga viti 2014 punoj si teknik demostrues dhe zhvillues recetash për kompaninë BBI Group.

Iri: Unë quhem Irind Lito, jam 23 vjeç. Kam një përvojë 6 vjeçare në fushën e pastiçerisë. Pastiçerinë e kam patur pasion që i vogël, ndoshta për faktin që prindërit e mi punonin në pastiçerinë e xhaxhait. Besoj aty lindi gjithçka. Mbaj mend që i vogël shkoja çdo ditë pas shkolle të shikoja time më. Më pas mora një vendim që të ndaloja studimet e larta për ekonomi dhe të ndiqja këtë pasion që fatkeqesisht këtu në Shqipëri nuk mund ta zhvillosh me një shkollë të lartë. Që nga viti 2017 punoj si teknik demostrues me dy nga mjeshtrat dhe shokët e mi më të mirë në Shqipëri.

Visi: Unë quhem Ervis Meçaj, jam 31 vjeç. Kam një përvojë 15 vjeçare në fushën e pastiçerisë, ku 14 vite kam punuar dhe studiuar në Greqi dhe që nga viti 2017 jam bërë pjesë e BBI Group ku punoj si teknik demostrures me dy kolegët e mi.

- Ku e ka origjinën dëshira juaj për të gatuar ëmbëlsira?

Vasili: Dëshira për të gatuar më lindi që në moshë të vogël kur shikoja gjyshen që më bënte qumështorin i cili më pëlqente aq shumë. Më pas në momentin e parë që m‘u shfaq mundësia, fillova shkollën e pastiçerisë. Tani ëmbëlsirat janë pjesë e jetës time, gjithçka lidhet me to. Mendoj që nuk mund ta shikoj dot veten duke bërë diçka tjetër.

Iri: Duke parë time më… Kur isha i vogël nuk mungoja asnjë ditë në punishten e xhaxhait. Shikoja çdo gjë me vëmendje dhe më pas në shtëpi me vëllain mundoheshim të bënim biskota dhe ëmbëlsira...

Visi: Dëshira për të ndjekur këtë profesion më lindi kur pashë për herë të parë një emision ëmbëlsirash të Stelios Parliaros i cili vetëm me veze, miell, sheqer dhe gjalp bëri një nga biskotat e mia të preferuara të asaj kohe. Që nga ai moment e tutje u lidha me pastiçerinë dhe kërkova me çdo mënyrë që të futesha në këtë profesion duke studiuar dhe lexuar libra e rubrika mbi pastiçerinë.

- Si u bëtë pjesë e Sweet Lab?

Ne kishim kohë që mendonim për këtë projekt sepse donim të prezantonim pasionin dhe artin e pastiçerisë në një publik më të gjerë. Të tre sëbashku punojmë fort çdo ditë duke vizituar pastiçeri në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi dhe ndajmë me to informacione dhe ide mbi ëmbëlsirat. Ishte fat që dhe Sweet Lab po kërkonte të njëjtën gjë dhe në momentin e parë që na u prezantua si projekt e pranuam menjëherë… Si i thonë ishim në vendin e duhur në momentin e duhur.

- …dhe çfarë menduat pas puntatës së parë?

Hahahahaha….njëri nga pjesëtarët e grupit mendoi dhe vetëvrasjen..(shaka). Ishte pak e sikletshme ne fillim por e morëm si një sfidë të ëmbël. Pasi pamë puntatën e parë u ndjemë shumë mirë. Besoj gjithë sikletet dhe frikën që kishim më parë kaloi… Tashmë për ne është një eksperiencë e këndshme gjithçka po bëjmë me Sweet Lab…

- Pse vetëm ëmbëlsira ?

Vasili: Sepse që i vogël isha i dashuruar pas ëmbëlsirave. Mbaj akoma mend veten kur haja sheqer me lugë…

Iri: Sepse më pëlqen shumë çokollata dhe pafundësinë e gjërave që mund të pregatisësh me të..

Visi: Sepse më pëlqen t’i bëj njerëzit e lumtur…

- Ajo më e ndërlikuara që keni gatuar ndonjëherë?

Vasili: Ëmbëlsira më e ndërlikuar që kam gatuar ndonjëherë ishte një ëmbëlsirë që pregatisja në një nga restorantet me emër në Mykonos dhe e quanim “Childhood Memorie’s”. Kjo ëmbëlsirë përmbante 6 receta të ndryshme dhe më duhej të bëja një parapregatitje dy ditore.

Iri: Ëmbëlsira më e ndërlikuar që kam gatuar ndonjëherë është ëmbëlsira që pregatitëm me shefin tim të parë Z. Vildan Sinani e cila quhej “Bueno” dhe që e arritëm pas një jave provash. Mbaj mend që kjo ëmbëlsirë u prezantua për herë të parë nga ne në tregun shqiptar.

Visi: E radhës që do të bëj…nuk mund të them një të ndërlikuar sepse sa herë krijoj një ëmbëlsirë të ndërlikuar më lind ideja për të pregatitur një tjetër akoma më të ndërlikuar.

- Masterchefi juaj i preferuar?

Vasili: Pierre Herme sepse ka ndikuar në perfeksionimin e pastiçerisë moderne..

Iri: Amaury Guichon sepse në moshën 27 vjeçare ka arritur suksese ndërkombëtare. Përpiqem fort të ndjek hapat e tij..

Visi: Antonio Bachour sepse është një nga më të mirët në botë

- Nëse do të kishit të ftuar Donald Trump, çfarë ëmbëlsire do t’i gatuanit?

Vasili: Hahaha…Donuts (dmth petulla)..

Iri: Revaninë e gjyshes....

Visi: Tollumba lale…hahahahaha

-Eksperienca më e bukur në kulinari?

Vasili: …kur arrita të ndërtoj tortën time të parë…

Iri: ...kur m’u ofrua mundësia që të ushtroja profesionin e teknikut demostrues sepse më pëlqen shumë idea që të ndaj njohuritë e mia me të tjerët dhe gjithashtu të mësoj prej tyre në të njëjtën kohë.

Visi: Krijimi i grupit #3crazypastryguys…dmth, ne…

- Për kë pëlqeni të gatuani më shumë jashtë kamerave?

Vasili: …për Xhenin…

Iri: …për shoqërinë time të cilët më kërkojnë gjithmonë ëmbëlsira…

Visi: ….për bashkëshorten time, Romina, sepse ka qene personi që më ka mbështetur pafund dhe akoma beson tek aftësitë e mia në këtë profesion…

- Si mund të jetë një darkë romantike vetëm me ëmbëlsira?

Vasili: ….një darkë plot ëmbëlsira të pregatitura me ekstrakte lulesh të ndryshme…

Iri: ….no comment. Po lej çunat të përgjigjen këtu (hahahaha)

Visi: …souffle çokollate, krem Chantilly dhe luleshtrydhe…..

- Jeni më tepër për ëmbëlsirat tradicionale apo ato moderne?

Vasili: Normalisht më pëlqejnë tradicionalet dhe për këtë punoj çdo ditë për t’i modernizuar.

Iri: Më pëlqen t’i ndërthur gjërat…duke i kthyer ëmbëlsirat tradicionale në versione të modernizuara.

Visi: Më pëlqen të ngacmoj ato tradicionale sepse ato mbartin histori dhe kultura të ndryshme nga bota dhe përpiqem t’i kthej në ëmbëlsira trendy sepse dua t’iu ngacmoj njerëzve kujtimet e vjetra të shijes..

- Cila është gjëja më e shijshme ose e çuditshme që ju vetë keni shijuar ndonjëherë?

Vasili: Më e shijshme është “Childhood Memorie’s” të cilën e përmenda më lart dhe me e çuditshmja ka qenë një Truffle me vaj ulliri dhe e aromatizuar me ekstrakte lulesh.

Iri: Më e shijshmja është një tortë “Oreo” e ndërtuar me Filadelfia dhe çokollata në të cilën ishte ndërthurur në perfeksion e kripura me të ëmblën…

Visi: Më e shijshme është kur kam provuar për herë të parë Vanilje Madagaskari dhe më e çuditshmja ka qenë kur provova po për herë të parë një Mousse çokollate qumeshti me fruta ekzotike.

- Si do ta përshkruanit kënaqësinë e shijes?

Vasili: …Nirvana…

Iri: ….dëshirë për të provuar sërish…

Visi: ….eksitim….

- Cilët janë 3 përbërësit më të fortë dhe përcaktues në botën e ëmbëlsirave?

Vasili: Për mua tre përbërësit më të fortë do ishin sheqeri, kakao dhe gjalpi të cilat përcaktojnë dhe bazën e ëmbëlsirave të mia.

Iri: Për mua tre përbërësit më të fortë do ishin çokollata, frutat dhe qumështi me nënproduktet e tij.

Visi: Për mua tre përbërësit më të fortë do të ishin vanilje, çokollatë dhe gjalp.

- Nëse do të kishit vetëm 3 përbërës dhe vetëm 20 minuta kohë kohë për të bërë një ëmbëlsirë të shijshme, çfarë do të gatuanit?

Vasili: Nqs do kisha vetëm mjaltë, çokollatë dhe qumësht, do t’ju pregatisja një pije çokollate të ngrohtë.

Iri: Nqs do kisha vetëm mjaltë, çokollatë dhe qumesht do t’iu pregatisja një salcë profiteroli

Visi: Si fillim do e nisja recetën duke i kërkuar komshijes miell borxh dhe do t’ju pregatisja një broënie. Por në pamundësi të kësaj vetëm mjaltë, çokollatë dhe qumësht do pregatisja një ganache për Truffles.

- Cili është në të vërtetë sekreti i një ëmbëlsire për të ‘lëpirë gishtat?’

Vasili: Për mua sekreti është koha që i përkushton një ëmbëlsirë për ta pregatitur.

Iri: Për mua sekreti është lënda e parë cilësore dhe natyrale që përdor për ta pregatitur atë.

Visi: Për mua sekreti është lënda e parë që përdor dhe pasioni që vë për ta pregatitur ëmbëlsirën time.

- Cili është shpërblimi më i madh për ju si shefa në kulinari?

Vasili: Komplimentet që marr nga personat që provojnë ëmbëlsirat e mia..

Iri: Kur më kërkojnë të pregatis ëmbëlsira dhe janë të kënaqur nga ato që unë u servir. Më pëlqen të dëgjoj me shumë interes vërejtjet sepse më ndihmojnë t‘i ndreq gabimet dhe të arrij perfeskionin në ëmbëlsirat e mia.

Visi: Kur shikoj reagimet pozitive të njerëzve pasi kanë provuar një ëmbëlsirë të pregatitur nga unë

Më thoni 3 pikat tuaja të forta në fushën që mbuloni…

Vasili:

-          a-            Informacioni që kam mbi kulturat e pastiçerisë në botë

-          b-            Idetë për të kombinuar shijet

-          c-            Këmbëngulja për të krijuar atë që kam në mendje

viv_vasil.jpg

 

Iri:

-          a-            Durimi për të pregatitur diçka të shijshme dhe dekoruar bukur

-          b-            Aftësia për të dëgjuar çdo këshillë dhe informacion me kujdes

-          c-            Shpejtësia që kam fituar me eksperiencë për të kompozuar dhe pregatitur një ëmbëlsirë

 

iri.jpg

 

Visi:

-          a-            Bashkëpunimi në grup ku ndaj ide pafund me kolegët

-          b-            Profesionalizmi

-          c-            Aftësia për t’u zhvilluar gjithmonë e më shumë…

 

Bisedoi: Mia Buci

Vasili.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0044929981231689