INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Interpol Tirana arreston provizorisht një indian

Interpol Tirana arreston provizorisht një indian

Publikuar më: 15:45 22-03-2019

Interpol Tirana ka njoftuar sot arrestimin e një shtetasi indian, i shpallur në kërkim ndëkrombëtar për pastrim parash. Arresimi, siç njofton Inerpol Tirana, është provizor.  “Arrestohet provizorisht një shtetas indian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, me qëllim ekstradimi drejt Indisë. Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rinas arrestuan provizorisht shtetasin indian: H. P., 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri.

Ky shtetas është kapur në në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Neë Delhi/ Indi”, bën me dije Interpol Tirana.
“Gjykata Patiala House/New Delhi, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti për veprën penale “Pastrimi i parave”, parashikuar nga nenet 3 dhe 4 të “Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave”. Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana”, vijon njoftimi.

Article Logic
Execution time: 0.0040779113769531