INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KRYEMAFIOZI shqiptar arrestohet në Londër së bashku me 12 të tjerë, emri [FOTO]

KRYEMAFIOZI shqiptar arrestohet në Londër së bashku me 12 të tjerë, emri [FOTO]

Publikuar më: 13:09 21-03-2019

Një nga kokat e mafias në Britani shqiptari, Lodvik Guraj është arrestuar në Londër. Mbi të rëndojnë disa akuza. Ajo për trafik droge, armësh dhe vajzash.

Bashkë me Lodvik Gurajn, u arrestuan edhe 12 pjesëtarë të bandës së tij kriminale. Sipas Daily Mail policia sekuestroi me shumë se 12 telefonë që 33-vjeçari përdorte për të komunikuar me bashkëpuntorët e tij.

Policia vendase thotë se banda e tij është përgjegjëse për më shumë se 40 kg kokainë me vlerë 2 mln euro të trafikuar në rrugët e Londrës dhe për trafikim vajzash nga Bullgaria e Rumania. Guraj mbahet në burg sipas mandatit të prokurorit dhe pritet të denohet me 10-15 vite burg.

lodok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0076370239257812