INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

International Champions Cup, fitore për PSG, Milanin dhe Chelsea-in [VIDEO]

Publikuar më: 10:48 28-07-2016

Në International Champions Cup ritmin e dikton Paris Saint Germain. Skuadra e Unay Emeri pasi mposhti 3-1 Interin disa ditë më parë me të njëjtat shifrat kaloi edhe Realin e Madridit. Serinë e golave në fakt e hapi talenti Ikone pa u mbushur ende dy minuta lojë. Me një Real Madrit që kishte shumë më tepër mungesa se Parisi formacioni i Emery shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e parë me Meunier. Në fundin e këtij fraksioni Marcelo ngushtoi  avantazhin e skuadrës pariziene pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë por vetëm kaq për Realin sepse në Ohio Stadium në Columbus gjithcka u mbyll me fitoren 3-1 të Paris Saint Germain-it.

Milani e nisi mbarë turneun veror International Champions Cup, pasi në Chicago mposhtën pas goditjes së penalltive Bayernin e Carlo Ancelottit. Ishte një spektakël i vërtetë sfida e zhvilluar në stadiumin Soldier Field me kohën e rregullt që përfundoi në barazim 3-3. Në goditjet e 11-metërshave kuqezinjtë u treguan më të saktë duke realizuar të gjitha me rradhë madje Kucka në versionin Panenka, ndërsa Donarumma arriti ti priste penalltinë mbrojtësit të Bayernit Rafinha për ti dhënë fitoren 5-3 pas penalltive Milanit.

Skuadra Antonio Contes mundi me rezultatin 1-0 Liverpoolin e Jurgen Klopp në sfidën tjetër të vlefshme për International Champions Cup. Një gol i Gary Cahill pas asistit të Fabergas në minutën e 10 mjaftoi për tu dhënë fitoren e parë në këtë turne Bluve të Londrës.

Article Logic
Execution time: 0.0033190250396729