INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Interesimi i Bayer Munchen, flet Elseid Hysaj

Interesimi i Bayer Munchen, flet Elseid Hysaj

Publikuar më: 19:11 24-03-2018

Elseid Hysaj ka dalë në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes miqësore me Norvegjinë. Mbrojtësi iu përgjigj shumë pyetjeve të gazetarëve, ku ndër të tjera ai foli edhe për interesimin që ka shfaqur klubi i Bayer Munchen.

I pyetur se si ndjeheni për interesimin e Bayer Munchen, Hysaj u shpreh se: “Normalisht që ndjehem shumë mirë, sepse do të thotë se po vlerësohet puna ime. Gjithsesi unë jam I përqendruar të jap më të mirën në fushë, ndërsa të tjerat vijën vetë më pas”.

24-vjeçari aktualisht luan me ekipin e Napolit në Itali, por forma e mirë që po kalon mbrojtësi ka bërë që shumë klube të mëdha të kërkojnë shërbimet e tij. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me këtë transferim, por në futboll asgjë nuk është e pamundur.

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998