INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Gea, Reina dhe Ter Stegen ankohen për topin e botërorit, :Do pësojmë gol nga 35 metra

De Gea, Reina dhe Ter Stegen ankohen për topin e botërorit, :Do pësojmë gol nga 35 metra

Publikuar më: 21:46 24-03-2018

Topi me të cilin u luajt super ndeshja Gjermani –Spanjë është refuzuar nga portiret. De Gea, Reina dhe Ter Stegen janë ankuar për topin që do të luhet edhe në Kupën e Botës në Rusi.

“Ka shumë probleme me këtë top. Vë bast së në Kampionatin Botëror ne do të shohim të paktën 35 gola nga distance të largëta, sepse topi shumë vështirë për tu kapur. Epo, ata duhet ta ndryshojnë atë, ata janë akoma në kohë”- ka deklaruar Pepe Reina, portieri i Napolit.

Ter Stegen, portier i Gjermanisë u shpreh se: “Topi është më i mirë, mund të jetë më mirë, sepse lëviz shumë, por mendoj se do të duhet të mësohemi të punojmë me të dhe të përpiqemi të arrijmë sa më shumë kontroll që të jetë e mundur përpara fillimit të Kupës Botërore".

Një ankesë për topin kanë bërë edhe të tre portierët e Spanjës, De Gea, Reina dhe Arrizabalaga ku paraqiten një ankesë te kombëtarja e tyre. Mbetet për ty parë se çfarë do të ndodhë me këtë çështje, por e sigurt është se në Kampionatin Botëror do të shohim një spektakël.

Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264