INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Instituti i Ndërtimit për Teatrin/ Hysenlliu: ‘I rrezikshëm, duhet rrëzuar’ [VIDEO]

Instituti i Ndërtimit për Teatrin/ Hysenlliu: ‘I rrezikshëm, duhet rrëzuar’ [VIDEO]

Publikuar më: 16:42 11-05-2018

Shtohen zërat në radhët e qeverisë pro shembjes së Teatrit Kombëtar, pavarësisht rezistencës së artistëve. Kreu i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu, në një intervistë për In News bën publike qëndrimin final të këtij institucioni mbi gjendjen aktuale të Teatrit Kombëtar. 

Hysenlliu: ‘’Ne jemi shprehur në mëyrë negative. Teatri ka problemtika të thella dhe duhet të meren masa urgjente që mos ndodhin gjëra të tjera. Përsa i përket gjendjes arkitekturore teatri është i pafunksionueshëm për kohën e sotme’’

Hysenlliu rrëfen se në kushtet aktuale Teatri Kombëtar rrezikon që të kthehet në një rrezik potencial për artistët e po ashtu qytetarët.

‘Teatri ka problemtika të thella dhe duhet të meren masa urgjente që mos ndodhin gjëra të tjera. Rrezikohet jeta e spektatorit. Teatri është jashtë kushteve’

I pyetur se a mund të restaurohet Teatri, kreu i Inspektoratit të Ndërtimit thotë se kostoja e restaurimit do të ishte shumë herë më e lartë se ajo e ndërtimit.

‘’Restaurimi ka rrezikun e madh që nuk të lejon infrastruktura të ndërhyet, madje kosto do të jetë 3-4 fish më e lartë’’.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434