INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja e Teatrit Kombëtar/ In News siguron kopje të raportit final [VIDEO]

Çështja e Teatrit Kombëtar/ In News siguron kopje të raportit final [VIDEO]

Publikuar më: 17:30 11-05-2018
‘’Kushtet aktuale  të godinës së Teatrit Kombëtar  nuk janë të përshtatshme për kryerjen e aktiviteteve për të cilën është projektuar. Ato janë pothuajse jashtë normave të projektimit të godinave të këtij lloji. Ambientet nuk ofrojnë kushte optimale jo vetëm për stafin , por edhe për qytetarët, të cilët e frekuentojnë shumë shpesh atë’’
 
Në këtë përfundim  ka arritur grupi i punës që ishte ngritur për të vlerësuar gjendjen aktuale të Teatrit Kombëtar. IN TV ka siguruar një kopje të raportit final, i cili i është përcjellë Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë së Teatrit Kombëtar, ku sugjeron shembjen e Teatrit Kombëtar për shkak të degradimit të tij. Në dokumentin e gjatë prej 20 faqesh, është bërë vlerësimi teknik i ndërtimit të kësaj godine, e cila është konceptuar në dy linja atë të qëndrueshmërisë së ndërtesës dhe vlerësimin e pjesëve përbërëse të saj. Specialistët kanë kryer inspektim të detajuar në këtë godinë ku janë verifikuar një sërë problemesh, të cilat janë pasqyruar edhe me fotografitë përkatëse.
 
‘’Degradim i materialeve konstruktive të shkallëve, të cilat realizojnë lëvizjen vertikale. Plasaritje dhe çarje në shtresat e shtrimit të dyshemesë. Disa prej ambienteve të brendshme rezultojnë të pashtruara, duke shkaktuar jo vetëm probleme në anën estetike të objektit, por edhe në akustikën e tij. 
Mungesë e dritës natyrale në disa prej ambienteve të brendshme  të shfrytëzuara nga stafi, kjo si pasojë e mbylljes të disa prej dritareve ekzistuese’’ 
 
Grupi i ekspertëve është i prerë në qëndrimin e tij kur thotë se vetëm riprojektimi i teatrit do ti japë zgjidhje kësaj çështjeje. 
 
‘’Referuar sistemeve teknike të përdoruara në godinë, ato janë jashtë normave të projektimit të godinave me karakter kulturor. Për të krijuar kushte optimale pune dhe shërbim për ata që frekuentojnë shfaqet kulturore, kërkohet riprojektimi i teatrit sipas kushteve të reja të projektimit’’.

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333