INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
INSTAGRAM-i del jashtë mode? Ja aplikacioni i ri që i ka ''fiksuar'' të gjithë! [FOTO]

INSTAGRAM-i del jashtë mode? Ja aplikacioni i ri që i ka ''fiksuar'' të gjithë! [FOTO]

Publikuar më: 13:13 27-03-2019

Instagrami është rrjeti social më i madh i shpërndarjes së fotografive dhe në sondazhet e shumta është zgjedhur si më i preferuari nga të gjithë përdoruesit e aplikacioneve të ngjashme me të. Mirëpo një program i ri po e konkurron fort. Bëhet fjalë për aplikacionin e ri kinez “Tik Tok” që është bërë atë një nga aplikacionet më të shkarkuara në një kohë të shkurtër prezantimi.

Me këtë aplikacion mund të publikohen video të shkrutra deri në 80 sekonda të cilat më pas mund të ripostohen sërish në Twitter apo Instagram. Gjithashtu aplikacioni u jep mundësi përdoruesve të vendosin muzikë në videot që publikojnë, t’i ngadalsojnë, t’i shpejtojnë apo dhe t’i editojnë filtrat e tyre.

Në këtë aplikacion të ri kinez përdoruesit mund të komentojnë në video dhe të ndjekin miqtë.

Deri më tani aplikacioni Tik Tok është shkarkuar 80 milionë herë në SHBA dhe rreth 800 milionë herë në të gjithë botën.

tik.png

Article Logic
Execution time: 0.003917932510376