INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
RISI në Instagram! Ja çfarë do të kenë mundësi të bëjnë përdoruesit tani

RISI në Instagram! Ja çfarë do të kenë mundësi të bëjnë përdoruesit tani

Publikuar më: 13:02 20-03-2019

Rrjeti social, Instagram, nuk do të jetë vetëm për të postuar foto dhe për të parë postimet që njerëzit nga mbarë bota hedhin në të. Sëfundmi përdoruesit do të kenë mundësi të bëjnë blerje direkte, në një mënyrë tepër të lehtë. Gjithçka do të realizohet me një ‘klik’!

Instagram njoftoi se për të realizuar këtë shërbim të ri të këtij rrjeti social, ka bashkëpunuar me më shumë se 20 marka, duke përfshirë ato më prestigjoze të veshjeve dhe kompaninë kozmetike të miliarderes, Kylie Jenner.

Nën funksionin e ri, përdoruesit do të mund të klikojnë në një produkt që shfaqet në një post dhe do shohin çmimin e tij, dhe pastaj të klikojnë sërish për të bërë blerjen e këtij produkti. Ata mund të zgjedhin të paguajnë me Visa, Mastercard, American Express, Discover dhe PayPal.

Një analist i rrjetit social Instagram ka treguar se planet e reja të Facebook-ut do kthejnë Instagramin dhe Messengerin në platforma të fuqishme të tregtisë elektronike ku mund të klikohet tek reklama dhe të blihet produkti.

Deri më tani ky version i Instagram, do të jetë i aksesueshëm vetëm nga përdoruesit amerikanë, por kompania deklaroi se po punon, që shumë shpejt ky funksion i këtij rrjeti social, të jetë në llogarinë e çdo përdorues në mbarë botën.

Article Logic
Execution time: 0.0040061473846436