INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ingrit Gjoni sqaron keqkuptimin  me Luana Vjollcën [FOTOVIDEO]

Ingrit Gjoni sqaron keqkuptimin me Luana Vjollcën [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 14:01 22-02-2017

Si duket një keqkuptim ka ndodhur mes Ingrit Gjonit dhe Luana Vjollcës.

Ingriti dhe Inisi kanë qenë të ftuarat e radhës në programin “Pa Limit” në Top Channel. Por ato të dyja nuk u bënë protagoniste vetëm në lojë por edhe në lajmet rozë.

Mjaftoi  diçka që tha Ingriti që të kuptohej sikur ishte thënë kundër moderatores së “E Diell”, Luana Vjollca.

Por në të vërtetë nuk ka qenë aspak për Luanën dhe këtë e sqaron vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi.  “Më vjen shumë keq që u bë e madhe kjo gjë... Luana Vjollca është një vajzë e shkëlqyer dhe mikeshë shumë e mirë e imja. Ajo ç'ka u shkrua dhe u dëgjua sot me hedhjen e videos në Youtube, nuk ka të bëjë me Luanën. Unë si natyrë nuk i pëlqej shumë lojërat e tejzgjatura ndaj dhe gjithçka ka qenë në kuadrin e shakasë me Rolandin. Gjithë kohën është folur për lojën dhe asnjë moment për moderatoren. Gjithsesi ju duhet të jeni të lumtur se lajme doni të bëni, edhe kur bëhet fjalë për një lojë. Që të jeni të qetë, ishte për lojën e tejzgjatur, jo për moderatoren", shkruan Ingriti. 

ingriti_brenda.png

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557