INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Industria e prostitucionit online: 80% e marrëveshjeve bëhen online

Industria e prostitucionit online: 80% e marrëveshjeve bëhen online

Publikuar më: 14:07 16-08-2016

Shumica e tutorëve përdorin website-e si “Craiglists” (portal për të gjetur punë, apartamente, forume diskutimi dhe shërbime të ndryshme) në mënyrë që të fshehin gjurmët.

Zakonisht ata përdorin gjuhën e tyre e cila nuk mund të kuptohet nga të gjithë dhe simbole të ndryshme apo foto reklamimi. Gjithashtu disa prej tyre kanë krijuar edhe aplikacione të cilat download-ohen në telefon për të kapur klientë.

Një studim ka zbuluar se këta tutorë fitojnë diku tek 75 mijë dollarë deri në 100 mijë dollarë në vit sidomos me aplikacionet telefonike të cilat i tregojnë klientëve se sa prostituta kanë afër në mënyrë që ata të zgjedhin të preferuarën e tyre.

Prostitucioni në rrugë ka rënë ndjeshëm duke qenë se gjithçka tanimë bëhet online dhe vajzat nuk kanë pse të thahen në mes të dimrit me veshje apo zhveshje të “parehatshme”.

Në rast se kapen nga policia, tutorët apo prostitutat që punojnë vetëm, justifikojnë gjithnjë takimet e tyre me masazhe të paguara apo takime romantike jo domosdoshmërisht për sex me pagesë, duke qenë se asnjëherë nuk përmendin shifra apo sex në mesazhet që shkëmbejnë.

Article Logic
Execution time: 0.0031359195709229