INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Incident në koncertin e Dua Lipës në Kinë, ndërhyn policia [VIDEO]

Incident në koncertin e Dua Lipës në Kinë, ndërhyn policia [VIDEO]

Publikuar më: 17:15 13-09-2018

Dua Lipa mbrëmë për të parën herë mbajti një koncert në Kinë.

Ndonëse gjatë disa postimeve në rrjete sociale atmosfera dukej shumë bukur dhe pa asnjë incident, diçka e pakëndshme ka ndodhur mes policisë dhe fansave.
Një numër i madh i publikut, fansa të këngëtares kosovare, që ishin mbledhur për ta shikuar nga afër Dua-n dhe po shijonin në maksimum atmosferën, u larguan në mënyrë të dhunshme nga policia.

Mediat e huaja kanë raportuar se personeli i sigurimit i ka larguar sepse ata mbanin disa flamuj të cilët i përksain komunitetit LGBT. Në Kinë, shfaqje të tilla përkrahjeje për këtë komunitet konsiderohen të paligjshme.

Article Logic
Execution time: 0.003338098526001