INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Incident i tmerrshëm në koncertin e Soolking që theu rekorde me këngën “Zemër”! Ndërrojnë jetë 5 persona…

Incident i tmerrshëm në koncertin e Soolking që theu rekorde me këngën “Zemër”! Ndërrojnë jetë 5 persona…

Publikuar më: 09:58 23-08-2019

Soolking me këngën e tij “Zemër” në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Dhurata Dora kanë thyer rekorde, të cilat vijnë e shtohen dita ditës.

hqdefault.jpg

Kënga ka tejkaluar kufijtë e shqiptarisë, duke u bërë mjaft e pëlqyer ndërkombëtare dhe këtë fillimisht e vërteton numri i shikueshmërisë në Youtube.

Së fundmi, ka ndodhur një incident mjaft i tmerrshëm në një stadium në Algjeri ku dhe mbante koncertin këngëtari i njohur Soolking.

Një turmë e madhe njerëzish që po nxitonin, janë rrëzuar tek njëra prej hyrjeve dhe mediat e huaja raportojnë se deri më tani kanë ndërruar jetë 5 persona dhe më shumë se 20 të tjerë janë dërguar me urgjencë për në spital.

Nga viktimat mësohet se 3 prej tyre ishin burra 2 dy gra.

a203318786_s800b1b5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816