INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inagurimi i ambasadës amerikane në Izrael, përleshje në Gaza, edhe Shqipëria në ceremoni

Inagurimi i ambasadës amerikane në Izrael, përleshje në Gaza, edhe Shqipëria në ceremoni

Publikuar më: 12:59 14-05-2018

Kanë nisur përleshjet e para mes protestuesve palestinezë dhe ushtrisë izraelite përgjatë barrierës mbrojtëse mes Gazës dhe shtetit hebraik në ditën e përurimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem.

Bilanci është dy të vdekur dhe më shumë se 140 të plagosur.

Sipas agjencisë së lajmeve “Maan”, disa demonstrues kanë prerë telat me gjemba përballë barrierës në përpjekje për të hyrë në pjesën hebraike.

Ushtria i ka zmbrapsur me gaz lotsjellës.

Aviacioni izraelit kishte hedhur fletëpalosje në Rripin e Gazës, duke i bërë thirrje palestinezëve të qëndronin larg kufirit dhe të mos merrnin pjesë në aktivitete të dhunshme.

Ceremonia e inagurimit pritet këtë mbrëmje, ku sipas të përditshmes ‘Times of Israel’  mes 33 ambasadorëve dhe të ngarkuarve me punë, do të jetë dhe ambasadori shqiptar në Izrael, Bardhyl Canaj.

Në eventin e mbrëmjes së sotme do të jenë edhe Kryeministri i Izraelit dhe delegacioni i lartë amerikan.

Disa muaj më parë, Shqipëria nuk votoi pro vendimit të presidentit amerikan Trump në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

albania.PNG

Article Logic
Execution time: 0.002371072769165