INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje në kufirin mes Gazës dhe Izraelit, viktima e qindra të plagosur [FOTO]

Përplasje në kufirin mes Gazës dhe Izraelit, viktima e qindra të plagosur [FOTO]

Publikuar më: 14:26 30-03-2018

Të paktën 5 persona humbën jetën dhe me qindra të tjerë mbetën të plagosur në kufirin mes Gazës dheIzraelit.

Palestinezët në Gaza kanë marshuar me mijëra drejt kufirit me Izraelin, në atë që shënon fillimin e marshimit protestues 6-javor.

Ushtria izraelite raportoi për “trazira” në 6 vendndodhje të ndryshme, duke shtuar se “po qëllonte vetëm në drejtim të nxitësve kryesorë”.

Palestinezët kanë ngritur 5 kampe pranë kufirit për të protestuar, në atë që është mbiquajtur “Marshimi i madh i rikthimit”.

Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) thanë se janë grumbulluar rreth 17 mijë palestinezë në 5 pika të ndryshme përgjatë gardhit kufitar. Ato shtuan gjithashtu se trupat ishin “duke qëlluar nxitësit kryesorë” për të mundësuar shpërndarjen e trazirave, mes të cilave përfshihen edhe djegia e gomave apo hedhja e bombave molotov e gurëve ndaj rojeve kufitare.

Megjithatë, IDF-ja njofton se “ka përforcuar zonën e mbyllur ushtarake” në vendngjarje, që rrethon Gazën.

1.PNG

2.PNG

3.PNG

5.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0024769306182861