INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN Tv sezon

IN Tv sezon "ultra all inclusive" ... seriale filma e emisione

Publikuar më: 21:44 25-09-2017

Po kërkoni për programet dhe serialet televizive më të mira? I gjeni në IN Tv. Një larmishmëri programesh, serialesh, reality show dhe dokumentarë, do të mbushin ditët tuaja dhe do t’i bëjnë më të bukura ato.  Më shumë se 15 seri do të transmetohen duke filluar që nga kjo javë. Janë serialet më të shikuara të momentit në të gjithë botën dhe përfshijnë të gjitha zhanret e filmave; dramë, horror, romancë dhe komedi. 

Prej tyre do të veçonim telenovelën greke “Brusko” e cila transmetohet për herë të parë në Shqipëri. “Brusko” ka nisur  të trasmetohet në Greqi në vitin 2013 dhe sot transmetohet në 40 shtete të ndryshme në Evropë, Amerikën Latine, Azi, Lindjen e Mesme, si Ukrainë, Slloveni, Izrael, Arabia Saudite, Emiratete e Bashkuara Arabe, Argjentinë, Kolumbi, Peru, Uruguai, Meksikë dhe shumë të tjera.   

Në programacionin e IN Tv këtë sezon përfshihen gjithashtu 200 orë nga dokumentarë të ndryshëm të cilët kanë fituar shumë çmime dhe janë cilësuar ndër më të mirët në botë.

Dhe sigurisht nuk mund të mungojnë emisionet tona të dashura me prezantuesit më “Cool”.

“Fun Day”, “Geek Room”  dhe “Kripë dhe piper” do të vazhdojnë aventurën e tyre edhe këtë sezon ndërkohë që emisionet e reja që i shtohen gamës së programacionit, do të jenë:

“Kolaudim” me Mateon, Vinin dhe Marselin, “In Style” me Sarën , “Një kat me lart” me Ermalin, emision i cili do të tërheqë vëmendjen tuaj në maksimum saqë nuk do të mund të largoheni nga ekrani i IN Tv këtë sezon.

Për tu informuar më shumë rreth risive të sezonit, mos  humbisni për një javë, çdo ditë në orën 20:00 emisionin më të ri “Under Contruction”, një program i veçantë që do të prezantohet nga Fatma, Ermal dhe Redi, ku nuk do të mungojnë batutat. Gjithçka e re në këtë sezon do të prezantohet në program.

#ngjitumedivanin, Shikim të këndshëm!

Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041