INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN BLOG - Kombinimi ideal dhe praktik për vjeshtën!

IN BLOG - Kombinimi ideal dhe praktik për vjeshtën!

Publikuar më: 14:16 29-09-2017

Nga SARA KOLAMI

 

Një nga komentet që kam dëgjuar më shpesh këto ditë është “Nuk e di fare çfarë të vesh!”. Ku qëndron problemi do thoni ju?! Nga momenti që koha është akoma e pa vendosur na bën edhe ne të ndjehemi në të njëjtën mënyrë. Kur del nga shtëpia për të shkuar në punë është freskët; gjatë ditës është vapë kurse në darkë është realisht shumë ftohtë. Më besoni të dashur miq, përgjigja është më e thjeshtë sesa mendoni!

 

Si fillim, mirë do të ishte të fokusohemi tek të qenurit sa më praktik, domethënë të mendojmë edhe për gjatë ditës për sa i përket veshjes. Nëse në mëngjes kur del nga shtëpia ke veshur një bluzë me mëngë të gjata me një material dimëror atëherë me siguri gjatë ditës do sikletosesh nga vapa! Ndaj ajo çfarë duhet të bësh është të vazhdosh të mbash në garderobë bluzat me mëngë të shkurtra edhe thjeshtë shto sipër një xhaketë xhins ose çdo lloj xhakete që mund të kesh dhe që shkon me kombinimin tënd.

 

Sa i përket darkës, gjithmonë kam qenë fanse e kontrasteve! Pse të mos veshësh një palë xhinse të shkurtra dhe t’i kombinosh ato me çizme deri te gjuri? Në këtë mënyrë ndjehesh edhe seksi por edhe i përshtatesh motit! Për ta përmbyllur look-un do të rekomandoja patjetër një pardesy ose një xhaketë lëkure, që do ta bëjë kombinimin akoma më interesant!

 

Nëse lokacioni ku do të shkosh të lejon një paraqitje pak më ekstravagante dhe sigurisht, nëse edhe ti vetë e gjen veten tek ai stil, tani është periudha ideale për të eksperimentuar me prerjet, ngjyrat dhe printet. Duke kombinuar një bluzë sportive me mëngë të gjata dhe të gjera me një palë taka me ngjyrë te theksuar përfitojmë një super look! Një look që na lejon të ndjehemi rehat edhe seksi në të njetën kohë! 

Article Logic
Execution time: 0.0030910968780518