INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Impianti i mbetjeve. Banorët e Mbrostarit kërkojnë nga prefekti anulimin e vendimit

Impianti i mbetjeve. Banorët e Mbrostarit kërkojnë nga prefekti anulimin e vendimit

Publikuar më: 12:48 25-11-2016

Banorët e Mbrostarit takuan sot prefektin e qarkut Fier Xhevi Bushaj, të cilit i kërkuan anullimin e vendimit të Këshillit Bashkiak për ngritjen e impiantit të Mbetjeve. Një përfaqësi e banorëve, të cilët prej gati një muaj protestojnë kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve kanë kërkuar të dinë se cfarë do të bëhet me këtë impiant. Gjatë takimit perfekti Bushaj i ka thënë banorëve se vendimi i Këshillit Bashkiak të Fierit për ndërtimin e impiantit nuk është zbardhur nga Këshilli Bashkiak dhe se ende nuk ka shkuar ende në institucionin që ai drejton.
Banorët të cilët kërkojnë anulimin e vendimit, kanë bllokuar aksin rrugor Lushnje-Fier në shenjë proteste kundër ndërtimit të impiantit.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667