INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca në gjendje alarmi, sulm në një azil të moshuarish

Franca në gjendje alarmi, sulm në një azil të moshuarish

Publikuar më: 11:27 25-11-2016

Një grua është gjetur e vdekur, pasi një burrë i armatosur hyri në një shtëpi murgjish të dalë në pension në Montpellie, Francë.

Trupi i viktimës u gjet jashtë ndërtesës, ndërsa policia kontrolloi, por i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

“Tani për tani, ka vetëm një viktimë”, tha prokurori i Montpellier Christophe Barret. Ai tha gjithashtu se nuk ka asnjë provë në lidhje me motivin e këtij krimi. Personi i cili kreu sulmin nuk ishte i njohur për autoritetet.

Policia anti-terror në Francë është në kërkim të vrasësit, por deri më tani nuk ka të dhëna që ky mund të jetë një sulm terrorist.

Në azil, veç ish-misionarëve banojnë edhe rreth një duzinë besimtarësh dhe murgeshash. Sulmi ka tensionuar mjaft situatën në zonë e Montpellier, ndërsa Franca vazhdon që të jetë në gjendje emergjence që prej sulmeve terroriste të vitit të shkuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393