INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vodhi këngën, Young Zerka demaskon publikisht artistin e huaj, por ky DETAJ lë për të dëshiruar! [VIDEO]

I vodhi këngën, Young Zerka demaskon publikisht artistin e huaj, por ky DETAJ lë për të dëshiruar! [VIDEO]

Publikuar më: 11:48 13-07-2019

Young Zerka është ndër të paktët artistë shqiptar, që dallon për mënyrën e tij të veçantë të të kënduarit. Shumë nga produksionet e tij muzikore kanë rezultuar të dalin HIT-e dhe nëse bëni një xhiro në YouTube do shihni se këngët e tij dëgjohen shumë dhe miliona shikues nga e gjithë bota vazhdojnë e pëlqejnë këto produksione.

Së fundmi Young Zerka është përballur me një problem, sepse një DJ i huaj ka kopjuar këngën e tij.

Megjithatë artisti shqiptar nuk e ka lënë në heshtje këtë gjë, sepse ka vendosur ta demaskojë publikisht DJ në fjalë. Young Zerka ka publikuar këngën e kopjuar në profilin e tij në ‘Instagram’ dhe bashkangjitur saj ka shkruar:

“Na grin duke na vjedhur dhe kopjuar… Në fund të fundit mbase më shumë lek bëhen duke kopjuar sesa duke krijuar! Të mira YZ”.

Kënga e cila është kopjuar është “Ting Ting” të cilën Young Zerka e ka publikuar gati 4 muaj më parë. Pavarësisht se e kanë kopjuar, cilësia e këngës, videos dhe produksionit lë për të dëshiruar.

Article Logic
Execution time: 0.0039710998535156