INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I veshur kuq e zi! Unikkatili shfaqet në zyrën e Haradinaj, por me gjestin e tyre na bënë të ndihemi krenar [FOTO]

I veshur kuq e zi! Unikkatili shfaqet në zyrën e Haradinaj, por me gjestin e tyre na bënë të ndihemi krenar [FOTO]

Publikuar më: 16:13 06-08-2019

Ai është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë i cili prej vitesh ka dhuruar shumë hite për dëgjuesit shqiptarë. Pavarësisht se nuk i ka këngët me klipe ai është një ndër më të preferuarit nga publiku, mirëpo Unikkatil nuk ka realizuar shumë koncerte gjithashtu. Koncertet e tij numërohen me gishta, si ai në Prishtinë, Zvicër, Durrës dhe Mitrovicë.

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e tij reperin e famshëm shqiptar Viktor Palokaj, i njohur ndryshe në botën e muzikës si "Unikkatili".

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj shkruan:

"Palokaj kudo që përformon, Kosovën e ka pikënisje. Unik në kuptimin e plotë të fjalës!"

Këtë moment ata e kanë shfrytëzuar edhe për të bërë një foto së bashku duke bërë shqiponjën.

ramush.JPG

Unikkatili ndodhet në Kosovë për shkak të angazhimeve të tij muzikore. Edhe pse u përfol se do e përmbyllë karrierën, jo vetëm që nuk do e bëjë një gjë të tillë, mirëpo duket se ka vendosur të jetë në nivelin e kolegëve të tij duke performuar jo më vetëm në stadiume dhe koncerte të rralla, mirëpo edhe në klube.

Ai ka konfirmuar vetë se me datën 9 gusht ai do të performojë nëTransit Club në qytetin e Pejës.

Disa ditë më parë Unikkatil performoi në Mitrovicë duke u rikthyer me një koncert në Kosovë pas shtatë vitesh nga hera e fundit kur ia kishte dalë të mbushte stadiumin e Prishtinës në vitin 2012.

 

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627