INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I’u bë makth! E përndiqte dhe i shkoi në shtëpi, arrestohet 29-vjeçari “i fiksuar” pas Luanës!

I’u bë makth! E përndiqte dhe i shkoi në shtëpi, arrestohet 29-vjeçari “i fiksuar” pas Luanës!

Publikuar më: 17:33 02-02-2021

Ditën e djeshme u shkruajt gjatë në mediat sociale që moderatorja Luana Vjollca kishte përfunduar në prokurori për shkak të një fansi. Ky i fundit ishte kthyer në burim stresi dhe shqetësimi për moderatoren.

Dhe sot është arrestuar 29 vjeçari, Ajdin Morina nga Kosova, i cili u vu në pranga në orët e para të mëngjesit . Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se i riu e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme moderatoren. Ajo e ka denoncuar Morinën edhe në maj të 2020.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0027840137481689