INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I thonë se ka celulit, Sara Hoxha mbyll 'gojët e liga'! Flet për herë të parë për problemet me peshën që ka pasur në adoleshencë [FOTO]

I thonë se ka celulit, Sara Hoxha mbyll 'gojët e liga'! Flet për herë të parë për problemet me peshën që ka pasur në adoleshencë [FOTO]

Publikuar më: 18:29 03-08-2020

Fotoja e fundit nga Sara Hoxha në rrjetet sociale, ka ngjallur mjaft diskutime dhe kjo ka bërë që ajo t’i shpjegojë të gjithë pas këtij momenti.

Hoxha ka ndarë një foto të këmbës së saj në të cilën është duke mbajtur kafen dhe dallohen strijat që formon trupi.

“E para, këto quhen strija dhe jo celulit. E dyta, nuk më janë bërë tani gjatë shtatzënisë, mendoj është akoma herët, por janë pasojat e lëkundjeve të mëdhaja të peshës gjatë adoleshencës. E treta janë shumë të rralla femrat që nuk kanë strija, kështuqë më mirë mësoni t’i doni ato dhe të ndiheni bukur me lëkurën tuaj”, ka shkruar Sara krah postimit të fundit në ‘Instastory’, duke u treguar mjaft e sinqertë me ndjekësit e saj.

Kujtojmë se deri më tani Hoxha nuk ka folur asnjëherë për problemet me peshën në të shkuarën, megjithatë pas këtij momenti duket se kjo temë nuk është aspak problem për të.

67631356-8F23-455F-8DCB-AFFD55D57A5D-225x400.png

Article Logic
Execution time: 0.0028860569000244