INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I tha ''kota-biskota, s’je modele'', Alesia Bami ''përplaset'' LIVE me Niki Delijorgjin: U konsultove me engjëjt…

I tha ''kota-biskota, s’je modele'', Alesia Bami ''përplaset'' LIVE me Niki Delijorgjin: U konsultove me engjëjt…

Publikuar më: 11:35 18-01-2021

Modelja dhe këngëtarja, Kleoniki Delijorgji ishte e ftuar të shtunën e kaluar në emisionin “Shiko kush luan” dhe në sfidën “Ndaje ose haje” u përballë me një pyetje shumë të vështirë. "Cila nga modelet shqiptare është më e mira dhe cila është e famshme, por është kota biskota", ishte pyetja që iu drejtua asaj.

Niki tha se sipas saj modelja më e mirë shqiptare është Emina Çunmulaj. Ndërsa për modelen “kota biskota” u mendua pak, por nuk ngurroi të thoshte publikisht një emër. Ajo zgjodhi Alesia Bamin dhe më pas i kërkoi falje.

Por ditën e sotme, dy vajzat janë përballur ditën e sotme në rubrikën “Trotuar”, ku kanë sqaruar deklaratën e Kleonikit. 

“Unë nuk kam asgjë me ty, nuk kam asgjë me asnjë femër. Nuk dua të ul asnjë femër tjetër që unë të dukem më mirë. Por, aty mu bë një pyetje dhe duhet të përgjigjesha sepse nuk doja të merrja tortën fytyrës. Ti mund të jesh shumë e mirë, por për mua nuk je modele”.-deklaroi Kleoniki.

Alesia e pranoi se nuk është modele, duke treguar se pjesë e botës së modelingut ka qenë vetëm për dy vite, nga mosha 13 vjeç deri në 15 vjeç. Megjithatë, nuk e kurseu një batutë, që më shumë u duk si ironi.

“Unë modelingun e kam nisur 13 vjeç kur nuk i kam patur këto format që kam sot dhe e kam mbyllur 15 vjeç, kështu që unë tani nuk jam më modele. Megjithatë, doja të të pyesja këtë mendimin e kishe personal, apo u konsultove edhe me engjëjt?”-ia ktheu Alesia.

Article Logic
Execution time: 0.0019710063934326