INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I tha 'Ke nevojë për vitaminë K’, Sindi i kthehet KEQ Sarës para të gjithëve: ‘Je veterane e eksperiencave …’

I tha 'Ke nevojë për vitaminë K’, Sindi i kthehet KEQ Sarës para të gjithëve: ‘Je veterane e eksperiencave …’

Publikuar më: 15:27 03-08-2021

Një sherr i ri ka plasur mes vajzave të “Për’puthen”.

Sindi dhe Sara kanë sulmuar njëra-tjetrën dhe çdo gjë nisi nga mbrëmë.

E ftuar “Në pranga” Sindi largoi foton e Sarës duke thënë: “Pse na përmendni emra të tillë në këtë orë të ditës, na e shpifët”.

 

Kaq ka mjaftuar dhe Sara ia ka kthyer përmes rrjeteve sociale.

 

Sara ia përmendi Atdheun dhe Giljanin ndërsa në një tjetër postim e thumboi keq duke i propozuar vitamina K.

 

Sindit nuk i ka shpëtuar përgjigjja e Sarës dhe nuk e ka lënë me kaq. Ajo i ka kujtuar ish-konkurrentes intervistën me Antonelën, në të cilën u shpreh se Atdheu pëlqen më shumë brunet se bjondet dhe se ato të dyja ishin lodhur kot.

 

Më tej, ajo ka publikuar dhe një pjesë tjetër nga një intervistë e Atdheut, i cili ka thënë se ka shumë respekt për Sindin.

“Më fal çafrë më kishe marrë ti nga kjo etapë e mbyllur?! Që zgjati 2 javë. Këtë kishe marrë?! Je e vogël Sarushe, ti je veterane e eksperiencave dhe je shumë e zgjuar po më minionin e vogël je içik si shumë larg… Këto janë fjalët dhe çfarë mbahet mend për mua në rrugëtimin tim thënë nga fiskimi yt dhe i të gjithëve… ndërsa nga ty mbahet mend vetëm e qeshura jote e mrekullueshme.

 

Nuk e kuptoj pse ju vjen kaq habi kur fjalët që unë kam thënë dje në emision, ti i ke thënë për mua në një live në Instagram. Ti mund të flasësh çdo gjë?! Dhe unë mos të flas se pastaj i bie që po sulmoj femrat?! Unë nuk reagova në moment, gjeta momentin e duhur dhe e thashë… ty të dogjën fjalët e tua? Do vëmendje?! Apo do pak followers real?! Edhe njëherë që mos t’ju djegi fare… Unë Atdheun e kam shok shumë të mirë dhe ai më ka shoqe po ashtu, ndryshe nga ty. Dhe nuk më ke marrë asgjë se po të ishte i imi s’do kishe shanse jo ti po asnjë të ma merrte… prandaj rrugën e keni të lirë”, ka shkruar Sindi.

    

Article Logic
Execution time: 0.0038890838623047