INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I shpëtoi jetën kur lindi, pas 28 vitesh zbulon se e ka koleg

I shpëtoi jetën kur lindi, pas 28 vitesh zbulon se e ka koleg

Publikuar më: 15:57 03-09-2018

'Sa e vogël është bota'. Kjo shprehje i përshtatet pikërisht këtij rasti të treguar nga një infermiere.  Ajo i shpëtoi jetën e një fëmije të lindur parakohe 28 vjet më parë dhe papritur zbulon se e ka atë koleg në spital. Vilma Wong, 54, një infermiere neonatale e kujdesit intensiv Spitali Pediatrik Lucile Packard e Palo Alto në Kaliforni, takoi Dr. Brandon  28 vjeç, një praktikant të  ri në vitin e dytë të Neurologjisë pediatrike. Djali u prezantua me kolegët e tij të rinj dhe emri i tij menjëherë rezononte në kokën e gruas. Ai kurrë nuk mund të harrojë emrin e atij fëmije që kishte lindur në vitin 1990 në javën e 29 -të dhe ishte trajtuar në njësinë e kujdesit intensiv të të njëjtit spital për më shumë se një muaj. Në atë kohë fëmija u ndoq nga një ekip mjekësor pjesë e të cilit ishte edhe  infermierja Wong e cila e ndihmoi në shpëtimin e jetën së tij. Wong tregoi momentin e takimit të tyre. Ajo kishte disa dyshime, nuk mund të mendoj se ky fëmijë ishte ai:.. "Për të konfirmuar dyshimin tim pyeta nëse babai i tij ishte një polic. Pati një heshtje të madhe dhe ai më pyeti nëse isha Vilma. Po i thashë! ". Kur djali filloi të punonte në spital, prindërit e tij i thanë që të kërkonte infermieren që i kishte shpëtuar jetën . Por specializanti nuk e bëri atë, duke besuar se gruaja kishte dalë në pension. Kështu, fati i ndihmoi që të takoheshin me njëri-tjetrin.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824