INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia e Tiranës bën bilancin, për një javë 71 persona të arrestuar për vepra penale

Policia e Tiranës bën bilancin, për një javë 71 persona të arrestuar për vepra penale

Publikuar më: 15:43 03-09-2018

Policia e Tiranës ka publikuar ditën e sotme një rezyme të aktivitetit të javës së kaluar.

Mësohet se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 71 persona dhe 129 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.

Ndërsa 17 shtetas janë shpallur në kërkim.

Të gjithë këta shtetas janë proceduar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë gjatë 1 jave

Gjatë javës që lamë pas strukrurat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë kanë proceduar penalisht 217 autorë krimesh, nga këta:

– 71 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale
– 129 shtetas të proceduar në gjëndje të lirë
– 17 shtetas të shpallur në kërkim
Ka vijuar monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane me Radar me qëllim mbajtjen në kontroll të shpejtësisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë ku gjatë kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 47 shtetas, nga këta :
– 11 shtetas të proceduar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit Rrugor”
– 33 shtetas të proceduar për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”
– 3 shtetas të proceduar për “Largim nga vendi i aksidentit”
Kanë vijuar takimet sensibilizuese me komunitetin kundër kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe ka vijuar kontrolli i territorit.
Janë plotësuar 22 Kërkesë Padi për Urdhërmbrojtje të Menjëherëshme.
Janë kryer takime dhe mbledhje me shefat e komisariateve të kryeqytetit, për caktimin e porosive dhe prioriteteve në drejtim të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë.
Për çdo emergjencë telefono në numrin 112

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158