INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I shokoi të gjithë me vdekjen e tij të parakohshme, por mësoni çfarë e lidhte me shqiptarët AVICII-n, përveç Rita Orës! [FOTO]

I shokoi të gjithë me vdekjen e tij të parakohshme, por mësoni çfarë e lidhte me shqiptarët AVICII-n, përveç Rita Orës! [FOTO]

Publikuar më: 21:00 20-04-2018

Ai ishte një nga DJ më të njohur në mbarë botën. Emrin e vërtetë e kishte Tim Bergling, nga Suedia, por të gjithë e njohin si “Avicii”. Megjithatë, në vend që admiruesit e tij të prisnin ndonjë perlë të radhës në prag të sezonit veror, duke ndezur diskotekat në mbarë botën, një lajm i kobshëm vjen nga Omani i largët. DJ dhe producenti muzikor është gjetur i vdekur këtë të premte, pa ditur asnjë detaj se nga se apo si…
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii”, njoftuan përfaqësuesit e tij në një deklaratë.

Avicii u tërhoq nga performancat e tij në vitin 2016, për shkak të problemeve shëndetësore. Disa prej hiteve më të shquara të tij janë “Levels”, “Ëake Me Up” dhe “Hey Brother”.
Por DJ i famshëm duket se kishte simpati për shqiptarët. Para 3 vitesh, modeli i famshëm shqiptar Alessio Alia postoi një foto me DJ e njohur ku shfaqeshin duke bërë simbolin e shqiponjës. 

alesioa.jpg

Gjithashu AVICII ka patur një bashkëpubim shumë të suksesshëm me Rita Orën nën titullin “Lonely Together”.

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057