INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I rrëmbejnë vajzën 15 vjeç dhe e kërcënojnë. Tre të arrestuar, dy në kërkim

I rrëmbejnë vajzën 15 vjeç dhe e kërcënojnë. Tre të arrestuar, dy në kërkim

Publikuar më: 15:23 07-09-2018

Tre persona janë arrestuar ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë pasi kanë kanosur për të tërhequr kallëzimin që bërë në Polici, shtetasen H.K. Këta persona mësohet se kanë shkuar në banesën e kësaj shtetase dhe kanë rrëmbyer vajzën e saj nën kërcënimin e armës. Sipas njoftimit të policisë H.K më datë 05.09.2018, ka bërë kallëzim se në orët e mbrëmjes në banesën e saj kanë ardhur shtetasit F.T, dhe E.D, ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë, dhe më pas janë larguar së bashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe. Policia ka shpallur në kërkim F.T, 30 vjeç, banues në Bulqizë,( i dënuar më parë për Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit dhe E.D, 21 vjeç, banues në Bulqizë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit : Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç dhe Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur për të tërhequr kallëzimin e bërë në Polici, shtetasen H.K. Nga deklarimet e nënës , dyshohet se vajza M.K, ka pasur lidhje me shtetasin F.T. Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për gjetjen e vajzës, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit”, “Kanosja për të mos kallëzuar”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 302, 311, 25 të Kodit Penal, në ngarkim të 3 shtetasve të arrestuar, dhe për veprat penale. “Heqje e paligjshme e lirisë“, Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake“, “Përndjekja“, “Kanosja”, parashikuar nga nenet 110, 278, 121/ a , 84, të Kodit Penal në ngarkim të 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Article Logic
Execution time: 0.0020260810852051