INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha i përgjigjet ftesës së Ramës për Vetting në politik: Do ta votosh pro?

Basha i përgjigjet ftesës së Ramës për Vetting në politik: Do ta votosh pro?

Publikuar më: 13:34 07-09-2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar ditën e sotme se ka dorëzuar ditën e sotme amendamentin për vettingun në politikë.

Një aksion i tillë ishte paralajmëruar dhe më parë nga kreu opozitës.

Sipas tij e vetmja mënyrë për të shkëputur krimin nga qeveria është kalimi i politikanëve në sitën e vettingut.

‘Atentat ndaj demokracisë që sot kemi politikanë të lidhur me krimin. Çyrben e xhafajn në parlament Ballen në krye të Elbasanit Sejdinin në Durrës Dakon. Për këtë ka vetëm një zgjidhje, vetting i politikanëve.

Ligji që sapo kemi dorëzuar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë. Ministri i policisë mos ketë lidhje me krimin kryeministri mos ketë lidhje me krimin. Ngjarja tronditëse dje në Memaliaj se shteti ka rënë. Shqipëria qeveria nga bandit dhe bosët e krimit të organizuar për ti dhënë fund bashkëqeverisjes së Ramës me krimin. Ligji është negociuar një herë.

Gjuha e ligjit është identike, e njëjta që është votuar për gjyqtarët e prokurorët. E kemi bërë dakordësimin, çfarë kemi propozuar shtohen subjektet, pra të përfshihen politikanët. Ne do e votojmë pro. Ramën pyeteni nëse do e votojë por apo jo. Ai ka vetëm një detyrë mos e bllokojë’, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719