INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ri dhe simpatik? Jo, Jennifer Lawrence e zgjedh 20 vjet më të madh dhe pa flokë [FOTO]

I ri dhe simpatik? Jo, Jennifer Lawrence e zgjedh 20 vjet më të madh dhe pa flokë [FOTO]

Publikuar më: 12:48 18-10-2016

Suksesi i saj është vetëm në rritje, ofertat dhe projektet nuk kanë të mbaruar për Jennifer Lawrence, megjithatë edhe nga ana sentimentale, artistes duket se nuk po i ecën aspak keq.

Eshtë zbuluar së fundmi se Lawrence është në një lidhje të re dashurie me regjisorin Darren Aronofsky, me të cilin ka punuar për një film gjatë periudhës së verës. Edhe pse të dy janë përpjekur ta mbajnë lidhjen shumë larg syrit të medias, qarkullojnë foto dhe fjalë se prej disa kohësh bukuroshja e talentuar po frekuenton regjisorin 21 vjet më të madh se vetja. Nuk thonë kot që ndonjëherë dashuria nuk njeh moshë!

Article Logic
Execution time: 0.0040738582611084