INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ra të fikët në transmetim live, reagon për herë të parë motra e Fifit

I ra të fikët në transmetim live, reagon për herë të parë motra e Fifit

Publikuar më: 13:37 24-11-2021

Fifi humbi ndjenjat mbrëmjen e djeshme spektaklit live të “BBV”, pas një debati me opinionisten Balina Bodinaku. Ajo kërkoi të dilte nga shtëpia, por më vonë ndryshoi mendje.

Këngëtarja i ka shqetësuar të gjithë ata që po e ndiqnin, veçanërisht familjen. Motra e saj, Edona ka reaguar së fundmi me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Motra ime e fortë, më fal që nuk jam aty ta mbaj dorën dhe të të them se je njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe! Sa keq më vjen që sinqeriteti jot është keqpërdorur aq shumë! U luta shumë të thuash se dua të dal, për të vetmen arsye se më ka marrë malli shumë për ty dhe u gëzova shumë që nuk e the se e di që do reflektosh dhe do i bindësh të gjithë se je një shpirt artisti. Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e Big Brother përpara shëndetit tënd, por është diçka që do e kalosh, ke kaluar sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë. Të dua shumë!”– ka shkruar ajo.

640-0-619df7d55a0c2.png

Article Logic
Execution time: 0.0032551288604736