INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I propozojnë pas ndarjes së papritur me Tean, Bearti merr vendimin e rëndësishëm!

I propozojnë pas ndarjes së papritur me Tean, Bearti merr vendimin e rëndësishëm!

Publikuar më: 15:34 08-04-2021

Bearti dhe Tea janë padyshim emrat më të përfolur të momentit. Ata të dy i dhanë fund lidhjes pas disa muajsh bashkë, ndërsa së fundmi kanë bërë disa akuza për njëri tjetrin.

Tea tha se Bearti ishte shumë xheloz, ndërsa vetë ai sqaroi në një deklaratë se gjithçka e ka bërë për t’i qëndruar më afër. Bearti tha se çdo gjë e ka bërë për të, ndërsa shtoi se ai e ka pritur deri sa ajo të dilte nga emisioni.

Së fundmi ai ka vendosur gjithashtu t’ju përgjigjet kureshtjes së fansave dhe një prej vajzave i thotë se është shumë i mirë dhe se dëshiron të lidhet me të. Bearti tregon se 90% e vajzave që i kanë shkruar i bëjnë pikërisht këtë kërkesë, por ai thotë se për momentin nuk është duke menduar për asnjë lloj lidhjeje. Ai është pyetur gjithashtu se cila ka qenë lidhja e tij më e gjatë dhe ai u përgjigj se ishte pikërisht e fundit me Tean.

beartt.png

Article Logic
Execution time: 0.0040318965911865