INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I nxorrën DISS-in ndaj UNIKKATIL-it, irritohet KEQ FERO: Turp të ketë ai…

I nxorrën DISS-in ndaj UNIKKATIL-it, irritohet KEQ FERO: Turp të ketë ai…

Publikuar më: 11:37 06-10-2022

Fero është ndër reperat e njohur të estradës shqiptare, që gjithmonë është në qendër të vëmendjes, kjo për shkak të deklaratave të tij, jetës private, apo edhe problemeve me reperët e tjerë. Prej kohësh një konflikt "mes vargjes", ai e ka pasur edhe me reperin e njohur Unikatil, ku përmes këngëve tè tyre ata kanë ofenduar njëri-tjetrin.

Por së fundmi një publikim muzikor i kënduar nga Fero ku ofendohet reperi Unikatil, është publikuar pa lejen e tij, e kështu Fero i irrituar ka vendosur të bëjë një sqarim lidhur me këtë.

Ai shprehet se ky "diss" nuk duhet të ishte publikuar, dhe kushdo që e ka bërë këtë veprim, sipas Feros ka gabuar, pasi "konflikti" i tij me Unikattil është mbyllur prej kohësh.

“Kushdo që e ka publikuar atë ‘diss’ marre i qoftë, nuk është dashtë. Se unë vetë nuk e kam publikuar, e pata publiku BMW ka qenë e lehtë. Thosha që najsen, pastaj i lëshoj hiroshimat e tjera. Mbi të gjitha, ju kërkoj faqeve mos me e postu se ai është kapitull që ka kaluar. Mbreti i hiphopit”, shkroi Fero në postimin e tij në InstaStory.

Pak kohë më parë një video e Feros ku grushtonte një person tjetër u bë virale, por më pas avokati i tij ka sqaruar se personi i lënduar kishte vënë një këngë ku ofendohej rëndë Fero, dhe ka provokuar reperin për veprime të pakëndshme.

“Personi brenda veturës ka qenë duke lëshuar një këngë të Unikkatilit, në të cilën reperi Fero shahet dhe ofendohet rëndë dhe mu përmes së saj, ai e ka provokuar Feron, ku ky i fundit nuk e ka duruar presionin dhe ka nisur konfliktin në afekt. Personat që i ka sulmuar as ky nuk i njeh, pasi rasti ka ndodhur pa paramendim, pra nuk ka të bëjë me ndonjë hasmëri”, nënvizoi avokati Halimi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026650428771973