INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ndaluan rrjetet sociale, selfie-t dhe lyerjen e thonjve, por mesa duket ka akoma! Meghan Markle i ndalohet të...[FOTO]

I ndaluan rrjetet sociale, selfie-t dhe lyerjen e thonjve, por mesa duket ka akoma! Meghan Markle i ndalohet të...[FOTO]

Publikuar më: 08:10 13-06-2018

Ndonëse të gjithë, kur në plan të parë dëgjojnë të flitet për familje mbretërore, me siguri mendja fillimisht i shkon në pëlqimin e faktit të benefiteve dhe luksit që mund t’ju ofrojë një jetë e tillë.

Ndoshta ju e mendoni kështu, ndërsa parimisht familjet e famshme Mbretërore si ajo e Anglisë për shembull, njihen për rregullat strikte dhe procedurat që duhen ndjekur në mënyrën e jetesës.

I kanë ndaluar të bëjë selfie, të bëjë thonjte apo edhe të përdorë rrjetet sociale dhe mesa duket telashet nuk paskan të sosur për Meghan Markle-n.

A e kishit menduar ndonjëherë se Dukesha e Suxessit, Markle nuk mund të flejë para Mbretëreshës?

Ndoshta për ju është pak anormale, por ja që për Familjen Mbretërore është thjesht një pikë e kodit etik.

Kur të gjithë anëtarët e familjes mbretërore janë në të njëjtën shtëpi ose kështjellë, të gjithë duhet të presin derisa Mbretëresha të shkojë për të fjetur dhe pas saj, mund të bëjnë të njëjtën gjë të gjithë të tjerët.

Me sa duket, të gjithë anëtarët e familjes mbretërore nuk kanë “arsye” për te justifikuar veten, për të shkuar në shtrat para Mbretëreshës gjatë asaj nate, kështu që as Meghan nuk duhet ta bëjë.

E shkreta Meghan! Sa shumë rregulla duhet të përballojë në jetën e saj prej Dukeshe.../intv.al/

 

q23r.jpg

 

sgh_w5.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0033411979675293