INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I mori 7500 euro, si e mashtroi fallxhorja fierake 44-vjeçarin [Emri]

I mori 7500 euro, si e mashtroi fallxhorja fierake 44-vjeçarin [Emri]

Publikuar më: 10:40 09-06-2018

Një 51-vjeçare është arrestuar nga policia në Fier, pasi akuzohet për mashtrim.

Në pranga ka rënë Liljana Llapashtica, banuese në Radostinë-Vadhizë e cila ka qenë e dënuar edhe më parë për mashtrim thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas bluve të Fierit, Llapashtica e njohur në zonë si ‘yshtare’ i ka marrë një shtetasi 7500 euro përmes mashtrimit duke i premtuar se do t’i zgjidhte hallin.

Njoftimi i policisë:
Mashtron një shtetas duke i marë 7500 euro, ndalohet nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasen:

-Liljana Llapashtica, 51 vjeçe, banuese në Radostinë-Vadhizë, Fier (E dënuar më parë për "Mashtrim")

Ndalimi i kësaj shtetases u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në datë 08.06.2018 ka nxjerrë Urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro shtetasit A.I, 44 vjeç, banues në Patos.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Mashtrimi" parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545