INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I mahniti të gjithë me 'look'-un e fundit, por shihni sa mijëra EURO kushon kjo veshje e Leonora Jakupit [FOTO]

I mahniti të gjithë me 'look'-un e fundit, por shihni sa mijëra EURO kushon kjo veshje e Leonora Jakupit [FOTO]

Publikuar më: 16:26 25-05-2020

Këngëtarja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Leonora Jakupi është shfaqur në postimin e fundit të saj në rrjetet sociale me një kostum ngjyrë jeshil, i cili duket se i shkon shumë.

Pas këtij momenti, faqja ‘Whattheywearin’ ka zbuluar dhe çmimin e veshjes e cila mori vëmendjen e fansave.

Sipas saj, xhaketa ‘Dolce Gabbana’ kushton 2450€, pantallonat në po të njëjtën ngjyrë 1150€ dhe vathët 695€.

Në total kjo veshje e Jakupit shkon në shumën 4295€. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Leonora tërheq vëmendjen me veshjet e saj mjaft të kushtueshme dhe stilin e veçantë të të veshurit. Edhe më parë, faqja e njohur ka publikuar çmimin e veshjeve mjaft moderne të artistes së njohur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164