INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I keni ndjerë dhe ju?! Ka një shpjegim për gjërat e frikshme që na ndodhin kur flemë gjumë, por ne nuk i dimë…

I keni ndjerë dhe ju?! Ka një shpjegim për gjërat e frikshme që na ndodhin kur flemë gjumë, por ne nuk i dimë…

Publikuar më: 11:55 04-05-2019

Të gjithë duam një gjumë të rehatshëm për të rikuperuar energji për të nesërmen. Por është e vështirë të gjesh dikë që nuk ka përjetuar gjëra të çuditshme gjatë gjumit përveç ëndrrave.

Disa kanë parë veten në ajër, disa janë zgjuar poshtë krevatit, e disa kanë dalë somnambul në mes të rrugës…

Por si qëndron e vërteta?

1- Paraliza e gjumit. Zgjohesh gjatë natës dhe nuk mund të lëvizësh. Përjeton halucinacione të frikshme dhe një ndjenjë se dikush tjetër ndodhet në dhomë. Në antikitet, ky fenomen lidhej me ligësitë e shpirtrave të këqij. Pse ndodh: Zakonisht, kur flemë gjumë muskujt paralizohen edhe pse truri është i zgjuar. Përafërsisht 7% e popullsisë kanë përjetuar paralizë gjumi së paku një herë në jetë. Ata thonë kjo gjë ka më shumë gjasa të ndodhë kur fle me shpinë.

2- Halucinacione. Kur je në prag të fjetjes por në të vërtetë je ende zgjuar, sheh pamje të çuditshme. Shpesh janë të lidhura me pamje të frikshme dhe krijesa të fantazuara. Pse ndodh kjo: Kjo është një nga disa lloje të halucinacionit që mund të kenë edhe njerëzit e shëndoshë mendërisht. Fëmijët e përjetojnë më shpesh dhe për këtë ata kanë frikë të flenë. Halucinacione të tilla mund të jenë për shkak të stresit ose thjesht një imagjinatë e mirë. Pamjet e frikshme shfaqen gjithashtu edhe kur je në shtrat në gjendje të dehur.

3- Të flasësh në gjumë. Ky fenomen nuk është i rrezikshëm psikologjikisht, edhe pse mund të nxjerrë të gjitha sekretet. Burrat dhe fëmijët janë më të prirur për këtë ndodhi dhe arsyeja është stresi. Psikika e personit po përpiqet të rezistojë atë që ai ose ajo nuk pajtohet me realitetin.

gjumi.jpg

4- Shkëputesh nga ëndrra, por prapë je në ëndërr. Sheh një ëndërr, pastaj zgjohesh por kupton se gjëra të çuditshme vazhdojnë të ndodhin, rezulton se je përsëri në ëndërr. Ky përjetim u shfaq edhe në filmin Incepsion, pas suksesit të filmit shumë njerëz thanë se e kishin përjetuar këtë fenomen. Esotericistët besojnë se nëse përjeton një gjë të tillë tregon predispozitën qe ke ndaj praktikave shpirtërore, shkenca zyrtare nuk mund të shpjegojë pse ndodh kjo.

5- Të ecësh në gjumë. Kjo është e kundërta e paralizës së gjumit vetëdija është në gjumë, por paraliza e muskujve nuk ndodh. Njerëzit mund të ecin, të pastrojnë vendin ose të largohen nga shtëpia, e cila shpesh është shumë e rrezikshme. Në mëngjes, ata nuk kujtojnë asgjë. Somnambulizmi ndodh në rreth 4.6-10.3% të popullsisë, me fëmijë të prekur më shpesh. Shkaku është ende i panjohur, siç janë edhe metodat e trajtimit.

6- Sindroma e ndjenjës se koka po shpërthen. Ndjesi se koka po shpërthen, edhe dëgjon një zhurmë të madhe si helikopter. Mund të shoqërohet edhe me drita të forta të bardha. Fenomeni nuk është i rrezikshëm, por i tmerron njerëzit. Disa mendojnë se kanë pësuar goditje në tru. Kjo ndodh për një arsye, rritet aktiviteti nervor në fushat e trurit përgjegjës për përpunimin e zërit. Pas ndodh kjo, nuk të flihet më. Nuk ka mjekim për këtë.

7- Apnea. Apnea e gjumit është një ndalesë e papritur e frymëmarrjes në ëndërr. Personi zgjohet si rezultat i kësaj. Presioni arterial gjithashtu luhatet gjatë një sulmi, i cili mund të shkaktojë probleme në zemër. Pse ndodh: Gjatë gjumit, muskujt e faringut çlodhen, gjë që nganjëherë çon në bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Trashja, pirja e duhanit dhe mosha e vjetër rrisin rrezikun. Mund të mbani në dhomë shkopinj me aroma të ndryshme.

8- Përsëritje e ëndrrave. Ndoshta të gjithë kanë pasur ëndrra të çuditshme të përsëritura, të cilat vazhdimisht riprodhojnë të njëjtën skenë. Pse ndodh? Psikologët besojnë se truri ynë përdor ëndrra të tilla për t’i kushtuar vëmendje diçkaje që nuk e kemi vërejtur në jetën tonë të përditshme. Këto tregime do të kthehen derisa situata të zgjidhet.

9-Fjetja është e ngjashme me vdekjen Rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja ngadalësohen, tensioni i muskujve zvogëlohet. Truri “merr frikën”, e percepton këtë si një vdekje të vërtetë, dhe kontrollon nëse personi është i gjallë, duke dërguar impulse tek muskujt.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834