INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I keni këta telefonë të vjetër? Katër markat që shiten deri në 1 mijë euro

I keni këta telefonë të vjetër? Katër markat që shiten deri në 1 mijë euro

Publikuar më: 09:50 02-10-2018

Telefonat e vjetër shpesh përfundojnë në mbeturina sapo të blihet një model më i ri, por pas këtij lajmi mendojeni dy herë para se të veproni në mënyrë të tillë.
Për disa modele klasike, ky mund të jetë një gabim i madh në eBay ose Amazon, pajisjet e vjetra nga Nokia, Samsung, Motorola shiten deri në 1,000 euro, shkruan Fenix-magazin.de.
Këto janë katër pajisje veçanërisht të vlefshme:
Nokia 8800 ishte një model i vërtetë luksoz kur u fut në treg në vitin 2005 dhe sot çmimet shkojnë deri në 1,000 euro. Edhe Nokia 8810 në eBay varësisht nga shkalla e viteve, ndryshon deri në disa qindra euro. Në vitin 1998, ai ishte modeli i parë. Nëse pajisja juaj është ende në gjendje të arsyeshme, mund t'ju sjellë rreth 300 euro. Samsung Matrix SPH-N270 nuk është saktësisht telefoni më i bukur mobil që kompania jugkoreane ka prodhuar. Në eBay, modeli i vitit 2003 vlen qindra euro. Vlera për pajisjen origjinale duhet të jetë shumë më e lartë. Ndwrsa Motorola V3 Dolce & Gabbana, një telefon me palosje në edicionin Dolce & Gabbana është me vlerë 200 euro, pavarësisht moshës dhe kushteve të reja. Prandaj mendohuni mirë, nëse i keni tani mund të fitoni prej tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0030360221862793