INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook rrezikon të gjobitet me 1.63 miliardë dollarë

Facebook rrezikon të gjobitet me 1.63 miliardë dollarë

Publikuar më: 11:01 02-10-2018

Facebook mund të paguajë një çmim të lartë për sulmin e hakerëve të ndodhur ditët e fundit, gjë që ka ndikuar në të dhënat e rreth 50 milionë profile. Sipas "Wall Street Journal", rrjeti social mund të paguajë një gjobë prej 1.63 miliardë dollarë në Evropë. Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, i cili është autoriteti kryesor për privatësinë në Facebook, ka kërkuar në ditët e fundit sqarime mbi natyrën e sulmit. Gjoba do të vendoset në rast se autoritetet do të gjejnë ndonjë shkelje të standardeve evropiane.

"Shqetësues është fakti se sulmi u zbulua të martën dhe goditi miliona llogari, por Facebook nuk është në gjendje të sqarojë natyrën e tij dhe rreziqet që ekzistojnë në këtë moment për klientët", thonë autoritetet irlandeze. "Problemi është se si paraqet Facebook të dhënat dhe i bënë ato të arritshme ", thotë Christopher Wylie, personi që bëri publik skandalin e Cambridge Analytica, duke zbuluar se kjo kompani kishte marr pa autorizim të dhënat personale private të 87 milionë përdoruesve të Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0035130977630615