INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I godet rrufeja/ Vdes gruaja, plagoset bashkëshorti dhe një person tjetër

I godet rrufeja/ Vdes gruaja, plagoset bashkëshorti dhe një person tjetër

Publikuar më: 15:52 17-07-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Suka të njësisë administrative Dajç në Shkodër. Tre persona janë goditur nga rrufeja, ku për Leonika Lukën goditja ka qënë fatale. Ndërkohë, dy të plagosurit e tjerë po marrin trajtim mjekësor pranë spiatalit të Shkodrës. Ata janë bashkëshorti i Leonikës, Cin Lukaj si dhe Ndok Vija. Në momentin kur ka rënë rrufeja ata kanë qenë duke punuar në një fushë. Nuk dihet ende se si është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve, por është pohuar se ata janë transportuar menjëherë në spitalin Rajonal te Shkodrës, pas njoftimit të bërë. Mësohet se gruaja nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka humbur jetën rrugës për në spital. Nuk është hera e parë që shkarkesat elektrike marrin jetë njerëzish.

Article Logic
Execution time: 0.0040338039398193